Aktualitet

Studimi britanik: Zhdukja e shpejtë e antitrupave COVID-19

Shkruar nga Liberale
Studimi britanik: Zhdukja e shpejtë e antitrupave COVID-19

Pas rezultateve të hulumtimeve shëndetësore britanike, ulen shpresat që popullata të krijojë imunitet ndaj COVID-19, pasi tregohet se antitrupat zhduken shumë shpejt pas rikuperimit nga sëmundja

Studiuesit e “Imperial College London” morën në shqyrtim 365 mijë njerëz gjatë tre raundeve të testimit midis muajit qershor dhe shtator, ku u zbulua se numri i njerëzve me antitrupa ka rënë me 26 për qind që nga lehtësimi i masave të bllokimit gjatë verës.

Nga studimi "REACT-2" rezultoi se gjatë kohës kur bllokimi u lehtësua përkatësisht në fund të qershorit dhe në fillim të muajit korrik, rreth 6për qind e njerëzve kishin antitrupa ndaj virusit, ndërkohë që në studimin e fundit shifra ra në 4.4 për qind. Gjithashtu u arrit përfundimi se komuniteti i njerëzve me ngjyrë, aziatikët, pakicat dhe punonjësit e shëndetësisë kishin nivele më të larta të antitrupave.

Kjo sugjeron se më rënien e antitrupave njerëzit mund të infektohen në mënyrë të vazhdueshme./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH