Aktualitet

SPAK drejt plotësimit/ Më 21 maj betohen në Presidencë 3 emrat e rinj

Shkruar nga Liberale
SPAK drejt plotësimit/ Më 21 maj betohen në Presidencë 3

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të intervistojë më 18 maj, katër prokurorët kandidat për SPAK. Prokurorët e përzgjedhur për t'u bërë pjesë e SPAK janë: Vladimir Mara, Dritan Prenci, Dorina Bejko dhe Sotir Kllapi.

Pas intervistimit, KLP do të bëjë më datë 19 maj renditjen finale me tre fitues dhe 2 ditë më pas, pra më 21 maj fituesit do të betohen para presidentit.

Aktualisht SPAK ka 11 anëtarë dy prej tyre të komanduar ndërsa 9 të zgjedhur dhe sipas vendimit të KLP-s duhet të ketë në përbërjen e tij 15 anëtarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH