Aktualitet

Shqiptarët ndihmojnë në përmbytjet në Gjermani, Balla poston fotot

Shkruar nga Liberale
Shqiptarët ndihmojnë në përmbytjet në Gjermani, Balla

Përmbytjet katastrofike kanë shkaktuar një situatë shumë të rëndë në zonat e prekura në Gjermani.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar fotot e disa qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë prej disa vitesh në Gjermani, të cilët kanë shkuar vullnetarisht në një nga zonat e goditura më shumë (Bad Neunar) për të ndihmuar banorët e këtij qyteti në pastrimin nga aluvionet e shumta të reshjeve katastrofike që pushtuan zonën.

Balla në postimin e tij në facekook shkruan se miku i mirë është ai që rë gjendet në ditë të vështira.

Kujtojmë se Taulant Balla është Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH