Protesta filloi pas masakrës në Prekaz të 5, 6 dhe 7 marsit 1998 dhe rrethimit ushtarak të fshatrave të Drenicës. Ishin më shumë se dymbëdhjetë mijë gra të cilat marshuan në këmbë nga Fushë Kosova, me bukë në dorë, drejt Drenicës.
Qëllimi i këtij marshi ishte që t'i tregohet komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave humanitare se fëmijët dhe gratë në Drenicë ishin duke u rrezikuar nga vdekja, uria dhe nga vrasjet prej forcave serbe.
Rrjeti i organizatave të grave në Kosovë, Qendra për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve e udhëhequr nga Sevdije Ahmeti, Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga Edita Tahiri dhe kryetarja e Forumit të Gruas, Edi Shukriu, ishin organizatoret e këtij marshi.
Pavarësisht se protestueset u ndaluan nga policia serbe, mesazhi i unifikimit dhe solidaritetit ishte tejet madhor.
Fotot nga Michele Pero