Policia në Mirditë ka arrestuar një 35-vjeçar, Ervin Lleshaj, pasi gjeti një parcelë me 225 fidanë kanabis sativa në fshatin Trazhë.
Gjatë kontrollit në parcelë, Ervini u kap në flagrancë duke kultivuar bimët narkotike. Ai banon në fshatin Prosek dhe akuzohet për “Kultivim të bimëve narkotike”.
Gjithashtu Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i kontrolleve finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinata”.
Kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Gjatë kontrolleve, në fshatin Trazhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë gjetën një parcelë me 225 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kap në flagrancë shtetasi E. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.