Sot u hap zyrtarisht Java Kulturore Italiane në Shqipëri, një seri aktivitetesh që do të zhvillohen deri më 8 qershor në disa qytete si Tirana, Saranda, Durrësi, Vlora, Gjirokastra dhe Berati. Edicioni i sivjetshëm nis me një performancë baleti në Parkun e Butrintit, kushtuar figurave femërore në operat e Puccinit, dhe shënon 100-vjetorin e ekspeditës së parë arkeologjike italiane në Shqipëri.
Aktivitetet përfshijnë koncerte folklorike, ekspozita, performanca nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, si dhe shfaqje të dedikuara paqes dhe bashkëjetesës. Java është pjesë e nismës “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, që synon të forcojë lidhjet mes kulturave nëpërmjet artit.
/S.B/Liberale/al/