Aktualitet

Vatra e dytë e murtajës në vend/ Asgjësohen mbi 180 krerë bagëti, fermeri: Jam me borxhe, më mbetet vetëm vetëflijimi..

Shkruar nga Liberale

Vatra e dytë e murtajës në vend/ Asgjësohen mbi 180

Vatra e dytë e murtajës së bagëtive të imta është konfirmuar në qarkun e Korçës.

Autoritetet konfirmojnë se analizat kanë rezultuar pozitive për një nga fermat e fshatit Shkoze në bashkinë e Maliqit, ku më tepër se 180 krerë do të groposen.

Fermeri që zotëron fermën e infektuar tregon se dëmi është kolosal, aq sa i ka ngelur vetëm vetëflijimi në rast se nuk ndihmohet nga shteti.

“Do groposen mbi 180. Dëm shumë i madh, nuk llogaritet. Duam pak ndihmë, ne me këto kemi bukën. Vetëm me këtë punë merremi. Në rrugë jam, në borxhe jam. Po nuk dhanë ndihmë, do hap gropën ngjitur për veten time”, shprehet fermeri Enkel Shkembasi.

Autoritetet veterinare shprehen se situata është në kontroll edhe pse dëmi i përllogaritur është i madh.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH