Aktualitet

Shkrumbohet stalla në Lezhë, dyshohet për dhjetëra krerë bagëti të djegura

Shkruar nga Liberale

Shkrumbohet stalla në Lezhë, dyshohet për dhjetëra

Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë në Lezhë ku raportohen dëme në bageti te imta.

Sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.

Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Dyshohet se dhjetëra krerë bagëti janë djegur.

Autoritetet po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zonat përreth, ndërsa era e fortë po vështirëson situatën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH