Aktualitet

Sajoi vdekjen për të shpëtuar nga drejtësia, ekstradohet në Shqipëri italiani Davide Pecorelli

Shkruar nga Liberale

Sajoi vdekjen për të shpëtuar nga drejtësia, ekstradohet

Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Davide Pecorelli, i cili u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, do të duhet të vuajë një dënim me 4 vite burg.

Më herët në një deklaratë për mediat italiane, Pecorelli është shprehur se shqetësimi i tij i vetëm është familja “Nuk kam frikë. Jam i shqetësuar për familjen time, fëmijët e mi, babain dhe vëllain tim me aftësi të kufizuara”.

Kujtojmë se Pecorelli u zhduk nga Italia në janar të vitit 2021 dhe falsifikoi vdekjen e tij në Shqipëri për t’i shpëtuar kreditorëve. Makina me të cilën udhëtonte u gjet e djegur në Pukë me mbetje njerëzore brenda. Më vonë, ai u lokalizua në Itali pranë ishullit Montecristo.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH