Aktualitet

Rezulton një pacient me ‘Ethet e Nilit’ në Lushnjë, niset drejt Greqisë për kurim

Shkruar nga Liberale

Rezulton një pacient me ‘Ethet e Nilit’ në Lushnjë,

Pasi ditën e djeshme autoritetet shëndetësore në vend konfirmuan praninë e virusit “Ethet e Nilit” në vendin tonë, sot një person ka rezultuar pozitiv në Lushnjë.

Mësohet se pacienti S.D, një 63-vjeçar që jeton midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi është larguar drejt shtetit helen disa ditë më parë për t’u kuruar, është ekzaminuar me virusin e rrallë për vendin tonë.

Kujtojmë se u raportua për 17 persona të infektuar me virusin që transmetohet nga pickimi i mushkonjave, teksa 3 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, nisur nga situata, Ministria e Shëndetësisë ka nisur protokollin e këtyre rasteve dhe disa net më parë është kryer dhe disinfektimi i zonën në Savër, proces i kryer në orët e vona të natës. Nga autoritetet vendore konfirmohet fakti se është kryer disinfektimi dhe nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë situatë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH