Aktualitet

Sulmohet efektivi i policisë/ 27 vjeçari në gjendje të dehur

Shkruar nga Liberale

Sulmohet efektivi i policisë/ 27 vjeçari në gjendje të

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Tiranë ku një person ka goditur punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Gjuzi”. Bëhet me dije se autori është një 27-vjeçar, i cili në gjendje të dehur, ka goditur efektivët e policisë dhe i ka kanosur ata me një thikë.


Policia ka bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij kanë kaluar në prokurori për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH