Mijëra banorë në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme rreth orës 23:00.
Një situatë e tillë ka zënë të papërgatitur familjarë, biznese dhe institucione. Por situatën e ka vështirësuar edhe më shumë mungesa e ujit të pijshëm.
OSHEE kishte lajmëruar kthim të energjisë në orën 05:30, gjë që nuk ndodhi dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë.