Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ SPAK shpall pretencën dhe kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën

Shkruar nga Liberale

Inceneratori i Tiranës/ SPAK shpall pretencën dhe kërkon 4 vite

Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për inceneratorin e Tiranës, duke kërkuar dënimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Gjatë seancës në GJKKO, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Koka gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.

Pretenca e SPAK: 

Lefter Koka 4 vjet burg

Bledar Karoli 4 vjet burg

Fatjon Murati 4 vjet burg

Taulant Tushe 4 vjet burg

Namik Simixhi 4 vjet burg

Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove

Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove

Jetmir Llapaj 2 vjet burg

Seanca e radhës ku pritet të zhvillohet mbrojtja do të mbahet në datën 21 shkurt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH