Aktualitet

Goditi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Kamëz

Shkruar nga Liberale

Goditi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Burime policore bëjnë me dije se i mituri i arrestuar ka goditur më thikë bashkëmoshatarin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 16 mars në rrugën “Besëlidhja”. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“U arrestua një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin. I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës”, njofton policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH