Aktualitet

FOTOLAJM/ Makina ngec në barrierën e rrugës, shpëton mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

Shkruar nga Liberale

FOTOLAJM/ Makina ngec në barrierën e rrugës, shpëton

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e re të Ersekës, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierën anësore.

Si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka “ngecur” në barrierën mrojtëse, duke shmangur kështu rënien në anën tjetër, e cila mund të kishte qenë fatale për shoferin dhe pasagjerin.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH