Një person i armatosur ka tentuar të grabisë sot një pikë të këmbimit valutor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në lagjen nr.1, pranë shëtitores “Taulantia”.
Një person me kapuçin e xhupit të ngritur dhe pistoletë në dorë, ka kërcënuar punonjësen e kësaj pike që t’i dorëzojë paratë, por ajo së bashku me punonjësit e tjerë nuk e kanë hapur xhamin, duke bërë kështu rezistencë.
Pas rezistencës së punonjësve, autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit të armatosur.