Aktualitet

MOSBINDJA CIVILE/ “Range Rover” i Flamur Nokës në hyrje të autostradës, bllokohet qarkullimi

Shkruar nga Liberale

MOSBINDJA CIVILE/ “Range Rover” i Flamur Nokës në hyrje

Disa akse kryesore në vend janë bllokuar prej disa minutave në një protestë të paralajmëruar prej Partisë Demokratike.

Mes tyre është edhe makina e deputetit Flamur Noka, një “Range Rover” që është parkuar në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, te “Kthesa e Kamzës”.

Së bashku me disa fuoristrada të tjera dhe disa vetura, ata kanë bllokuar kështu trafikun duke fikur makinat e tyre në mes të rrugës.

Akset rrugore të bllokuara janë:

“Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH