Veshje tradicionale librazhdase shkojnë në Londër! Gjatë një aktiviteti festiv të organizuar nga minibashkia e Walthamstow, ku spikati diversiteti kulturor i komuniteteve të huaja që jetojnë në Londër, ishte i pranishëm vetë Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla.
Në këtë aktivitet, komuniteti shqiptar u dallua për paraqitjen e tij mbresëlënëse, të kuruar me kujdes nga Juliana Shalla, një shqiptare me origjinë nga Librazhdi, e cila prej 9 vitesh jeton në kryeqytetin britanik.
Shalla së bashku me Entela Terziu prezantuan me krenari veshjet popullore të Çermenikës, duke promovuar kështu traditat e pasura të zonës në një event kaq të rëndësishëm ndërkombëtar.
Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, veshjet tradicionale nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Mbreti Charles III.
Foto të marra nga profili i Juliana Shallës: