Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur ditën e sotme uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, duke e përcaktuar atë në 8.5 lekë për kilovat orë (kWh) për ata që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj.
Vendim ky i cili u miratua gjatë mbledhjes së mbajtur sot nga ERE, pas shqyrtimit të kërkesës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për rregullimin e çmimeve.
Në një konferencë të përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama u shpreh se nga ulja e çmimit të energjisë, në 8.5 lekë për familjarët që konsumojnë deri në 700 kwh, do të përfitojnë 1 milion konsumatore.
Mes të tjerash kreu i qeverisë shtoi se sektori energjetik ka nevojë për investime të tjera.