
Me ardhjen e pranverës po shtohet numri i turistëve të huaj në qytetin bregdetar të Sarandës.
Vizitorët e huaj, kryesisht të rinj nga Europa dhe jo vetëm po zgjedhin gjithnjë e më shumë bregdetin e jugut shqiptar, për të pushuar.
Ata pëlqejnë më së shumti peisazhin e bukur natyror, si dhe ushqimet tradicionale, të cilat nuk mund t'i lëmë pa i përmendur.
Theksojmë se turistët nga vende të ftohta janë ata që frekuentojnë më tepër qytetet tona bregdetare, duke i shijuar në maksimum dhe ditët e para të pranverës.