Aktualitet

“Ergysi kishte lidhje jashtëmartesore”, gazetari zbulon detaje nga ngjarja që tronditi Shkodrën: I kërkonte bashkëshortes të largohej...

Shkruar nga Liberale

“Ergysi kishte lidhje jashtëmartesore”, gazetari zbulon detaje

Qyteti i Shkodrës dhe mbarë opinioni publik, u trondit ditën e djeshme nga ngjarja tragjike, ku 39-vjeçarja Alma Bushati (Arrazi) dyshohet të jetë vetëmbytur në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët e saj të mitur për shkak të dhunës së bashkëshortit, Ergys Arrazi.

Gazetari Esido Barkaj tha në emisonin e mëngjesit “7 pa 5”, se ka dyshime që Ergys Arrazi të ketë patur një lidhje jashtëmartësore dhe se romanca e tij ka qenë një ndër shkaqet që çoi 39-vjeçaren të ndërmerrte aktin eksterm.

Më tej Barkaj shtoi se autori i dyshuar ka mohuar çdo akuzë për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Gjithashtu ai ka thënë se gruaja e tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Më tej gazetari zbuloi se familja e Almës jetonte në Durrës dhe se 39-vjeçarja ishte e vetme në Shkodër.

“Por ai ka thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve por ka thënë se bashkëshortja kishte probleme mendore…por nuk është provuar deri më tani që Alma vuante nga sëmundje mendore apo depresioni. Ata prej disa muajsh kishin probleme, ai shpesh i kërkonte që të largohej…dyshohet që kishte një lidhje jashtëmartësoore, kjo mbase e ka shtyrë të marrë aktin ekstrem”, tha gazetari Barkaj.

Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimit po  vijojnë sot punën për të gjetur trupat e pajetë të Almës dhe të dy fëmijëve të saj 8 dhe 3 vjeçarë, të zhdukur tre ditë më parë në lumin Buna në Shkodër, ndërsa trupi i 9-vjeçares u gjet rastësisht mbrëmjen e 4 Majit nga një peshkatar i zonës.

Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31 vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39 vjeçare, Alma Bushati, dhe femijet e mitur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH