Aktualitet

Policia e Shkodrës del me deklaratë: Nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën pas dhunës së babait, në pranga 31- vjeçari

Shkruar nga Liberale
Policia e Shkodrës del me deklaratë: Nëna me 3 fëmijët

Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna e re së bashku me 3 fëmijët e saj, dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.

Për këtë ngjarje tragjike, uniformat blu të Shkodrës kanë arrestuar shtetasin Ergys Arrazi, për dhunën ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi që dyshohet të jetë vetëmbytur bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 9, 6 dhe 4 vjeç.

Ditën e sotme trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar me shenja në fytyrë, ndërkohë polumbarët e RENEA po kërkojnë në ujërat e lumit Buna për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, që rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes””, bëri me dije policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH