Aktualitet

EMRI/ 29-vjeçari shqiptar futet me hanxhar në dorë në një stacion policie në Gjermani, filloi të bërtiste “Allahu Akbar”

Shkruar nga Liberale

EMRI/ 29-vjeçari shqiptar futet me hanxhar në dorë në

Policia gjermane arrestoi një 29-vjeçar shqiptar i cili tentoi të godasë policët me hanxhar, ndërsa sulmoi një stacion policie.

Sipas “BILD”, 29-vjeçari shqiptar ka hyrë në një komisariat dhe ka filluar të bërtasë “Allahu Akbar”. Njgjarja ndodhi në një komisariat policie në Linz.

Ndërkohë që prokuroria e Koblenzit tha se forcat speciale arritën ta vinin atë nën kontroll personin në fjalë. Sipas informacioneve të revistës “Der Spiegel”, i pandehuri Arlindo M, është nënshtetas shqiptar, i cili sipas dokumenteve të policisë, ishte në vëmendjen e policisë për krime të lidhura me tregti drogash.

Prokuroria e Koblenzit njoftoi se nga hetimet e para dyshohet se i akuzuari ka pasur motive islamiste, sepse gjatë kontrollit të banesës në një mur u konstatua i vizatuar një flamur i organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH