Policia e Tiranës ka ndaluar një 18-vjeçar nga Kosova, shtetasin me iniciale E.G.
Ky i fundit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe më pas i ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. G., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, si dhe ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj."