Aktualitet

Dita e Çlirimit, përplasen komunistët me organizatorët te varrezat e Dëshmorëve në Shkodër për “Enver Hoxhën”

Shkruar nga Liberale
Dita e Çlirimit, përplasen komunistët me organizatorët te

Në 80-vjetorin e çlimirit, i gjithë territori i vendit u përfshi nga reshje të denduara shiu. Por ky fakt nuk i ndali idhtarët e Partisë Komuniste në Shkodër të vendosnin yllin si symbol të luftës nacional-çlirimtare pranë varrezave të dëshmorëve.

Njëri prej mbështetasve të Partisë Komuniste, Gjon Bruçi shprehu kritika ndaj organizatorëve, të cilët nuk përmendën emrin e Enver Hoxhës.

“Të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Partinë Komuniste dhe shokun Enver Hoxha, do të thotë të mos jesh këtu”, thotë Gjon Bruçi, anëtari i sekretariatit të Partisë Komuniste.

Bruçi u shpreh se ishin komunistët që sollën lirinë në vend dhe se në këto 34 vite Shqipëria sipas tij është e pushtuar. I vetmi moment kur Shqipëria kishte liri e pavarësi sipas Bruçit është gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë autoritetet vendore të Shkodrës dhe shoqatat e veteraneve të Luftës Nacional Çlirimtare, si dhe drejtues të Partisë Socialiste e Partisë Socialdemokrate.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH