Një djalë 7-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Brunico-s pasi u sëmur teksa ishte në shkollë.
Tragjedia ndodhi në Val Pusteria , në qytetin e Villa Ottone , një fshat i vogël i Gais.
Djali i vogël, me origjinë nga prindër të huaj, është rrëzuar përtokë gjatë orës së edukimit fizik.
Ndërhyrja urgjente në vend ka qenë e kotë: fëmija ka ndërruar jetë pak pasi u transportua në spital.
U krye një autopsi, e cila përjashtoi praninë e traumës dhe përgjegjësinë e të tretëve: rezultoi se fëmija vdiq nga një patologji e mëparshme.
/Liberale.al/