Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Theth, ku janë plagosur dy persona.
Paraprakisht mësohet se shtetasi spanjoll, A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S, 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit."- njofton policia.