Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan.
Mësohet se një mjet tip “Benz” me drejtues 24-vjeçarin Ronaldo Shabani është bllokuar nga një automjet tjetër dhe si pasojë, ka përfunduar në oborrin e një banese.
Gjithashtu, në mjet ndodheshin Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani, të cilët janë plagosur. Fatmirësisht të tre personat nga e njëjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar shoferin e automjetit që i bllokoi rrugën makinës që drejtohej nga Ronaldo Shabani.