Aktualitet

"Shkova për qumësht", nëna gjen foshnjën pa jetë, detaje të reja

Shkruar nga Liberale
"Shkova për qumësht", nëna gjen foshnjën pa

Një foshnjë rreth 3-muajshe është gjetur e pajetë ditën e djeshme në banesë nga nëna e saj, Sote Ozuni. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Librazhdit. Nëna ka deklaruar në Polici se është larguar nga banesa për pak kohë në dyqan për të blerë qumësht për foshnjën e saj.

Ajo është shprehur se kur ka shkuar në banesë, ka parë që fëmija nuk po reagonte. Pas kësaj, ajo ka kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët e kanë dërguar fëmijën në spital. Fatkeqësisht, mjekët nuk kanë mundur të ndërhyjnë, pasi bebja ka qenë e pajetë. Sakaq mësohet se foshnjës do t’i bëhet ekspertiza mjekoligjore për të zbuluar edhe shkakun e vdekjes së saj.

Por sa i takon nënës së bebit, Sote Ozuni, nuk është rasti i parë që i ndodhin aksidente të tilla tragjike. Pak vite më parë, asaj i ka vdekur aksidentalisht një vajzë e mitur. Ndërsa në muajin qershor të këtij viti, djali i saj rreth 4 vjeç u hodh nga dritarja. Asokohe u tha se ai ishte mbyllur brenda me çelës nga nëna e tij. Djali, pasi ka qëndruar disa orë vetëm, ka kërkuar praninë e nënës.

Pas kësaj, ai ka dalë në dritare duke thërritur nënën, ku edhe ra nga lartësia. Fatmirësisht, fëmija nuk pësoi dëmtime. Sote Ozuni është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe përpiqet që të rrisë fëmijën me mënyra të ndryshme.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë marrë edhe dëshmitë e personave që kanë qenë fqinjë me nënën e Sote Ozunin. Sipas "Panorama", ata janë shprehur se nëna e ka braktisur fëmijën e saj për rreth gjashtë ose tetë orë, pasi ka dalë në qytetin e Librazhdit.

Ndërsa një grua tjetër që banon afër me nënën e foshnjës, është shprehur se Sote Ozuni kishte dalë nga shtëpia për të blerë qumësht për fëmijën e saj të vogël. Kur është kthyer në shtëpi, është shprehur dëshmitarja, fëmija është gjetur pa shenja jete.

Unë nuk e di, ajo bëri vaksinat pardje. Vajtëm në shtëpi t’i jepte gji, goca ishte pa jetë. Unë e kam rritur vetë atë gocë. Ishim në supermarket, bleu dy tasa për ushqimin, qumësht gocës. Kaq ishte moj bijë, si të ikte fëmija aq shpejt. E ka zënë sëmundja e tokës ose i ndikuan vaksinat”, është shprehur ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH