Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptaro-bullgare, arrestohen 11 personat që transportonin drogën nga Holanda në Belgjikë dhe Britaninë e Madhe

Shkruar nga Liberale
Shkatërrohet banda shqiptaro-bullgare, arrestohen 11 personat që

11 persona kanë rënë në pranga, pasi është shkatërruar një bandë droge shqiptaro-bullgare në Belgjikë. Policia kontrolloi një sërë shtëpish në vende të ndryshme të Belgjikës, ndërsa u gjetën dhe u sekuestruan më shumë se pesëdhjetë kilogramë kokainë dhe heroinë, si dhe 100,000 euro para në dorë.

“Në fund të vitit 2021, zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde hapi një dosje në bazë të komunikimeve të deshifruara të SKY ECC kundër një organizate kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës”, ka thënë zëdhënësi Gilles Blondeau.

Sipas mediave të huaja, droga vinte nga Holanda dhe shpërndahej në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Hetimi çoi në përgjimin e dy ngarkesave droge të premten, ku disa kamionë që transportonin drogë u ndaluan në Aalst dhe Ypres.

Në total, policia sekuestroi dyzet kilogramë kokainë dhe trembëdhjetë kilogramë heroinë. Po ashtu bëhet e ditur se u sekuestruan 12 armë zjarri, si dhe 100 mijë euro para të gatshme. Policia Gjyqësore Federale sekuestroi edhe disa paleta me produkte duhani, disa kamionë gjysmërimorkio dhe disa furgona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH