Aktualitet

SHIFRA E DITËS: 6 herë më të larta tarifat për studentët e huaj, arsyeja pse universitetet elitare britanike po u kthejnë shpinën britanikëve!

Shkruar nga Liberale
SHIFRA E DITËS: 6 herë më të larta tarifat për

Aranit Muraçi

Britania e Madhe shquhet për universitetet më të mira në botë. Por globalizimi po josh më tepër studentët e huaj sesa ata vendas për të ndjekur studimet në universitetet më të mira të vendit ishullor, të cilat kanë edhe tarifa më të larta.

Sipas analizës së të dhënave nga Financial Times, një rritje edhe pse e lehtë e studentëve ndërkombëtarë që paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në universitetet më të mira angleze, rritje që vijon çdo vit, po pakëson numrin e vendeve për studentët në Mbretërinë e Bashkuar.

Kriza për vende në grupin e universiteteve elitare “Russell” - përfshirë Kembrixhin, Oksfordin, Bristol dhe London School of Economics - tregon ashpërsinë e krizës së financimit në arsimin e lartë.

Ekspertët e arsimit paralajmëruan se fenomeni i ri do të ndezë debate të ashpra politike pasi u bë e qartë se rritja më e madhe e vendeve të ofruara për studentët ndërkombëtarë po fillon të ndikojë në shanset më të pakta të fëmijëve britanikë që të ndjekin universitetet më të mira.

Më shumë se një e katërta e vendeve në universitetet angleze “Russell Group” shkuan për studentët ndërkombëtarë vitin e kaluar - nga 16 përqind që ishte midis 2012 dhe 2017 - sipas të dhënave të përpiluara nga konsulenca dataHE për FT.

"Skandali që do të ndizet këtë verë ose në vijim do të detyrojë britanikët të largohen nga universitetet e Grupit Russell," tha Nick Hillman, drejtor i Institutit të Politikave të Arsimit të Lartë. "Sa herë që marrin një student të huaj, do të thotë se ka një vend më pak për britanikët."

Studentët e huaj që shkojnë për studime në Britani paguajnë deri në 60 mijë euro më shumë për studime sesa studentët britanikë, tarifat e të cilëve janë të kufizuara në rreth 10 mijë Euro në vit.

Futja e studentëve vendas me tarifa më të ulëta në universitetet angleze “Russell Group” vitin që shkoi ra në nivelin më të ulët që nga viti 2014, me 86,000 studentë vendas të pranuar, nga 102,000 që ishin në 2020.

Shumica e studentëve të BE-së u klasifikuan në tarifa më të larta ndërkombëtare në vitin 2021, për shkak të Brexit, i cili gjithashtu kontribuoi në mënyrë margjinale në rënien e numrit të atyre që paguanin tarifat e brendshme.

Universitetet argumentojnë se rritja e numrit të studentëve të huaj gjatë dekadës së funditka ardhur sepse ata mund të financojnë studimet me dhjetëra mijëra euro më tepër sesa një britanik, duke bërë që të përfitojnë studentët si brenda ashtu edhe jashtë vendit, edhe pse vlera reale e tarifave të shkollimit për studentët vendas ka rënë me një të tretën që nga viti 2012.

Presioni mbi vendet e rezervuara për britanikët sa vjen dhe rritet. MB po përjeton një "fryrje demografike" të 18-vjeçarëve, ndaj do t'u kërkojë universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar të gjejnë 45,000 vende shtesë në vitin 2030 për të ruajtur përqindjen aktuale të atyre që braktisin shkollën me qëllim që të shkojnë në universitet.

Duke mos pritur rritje të financimit nga ana e qeverisë ose të tarifave të shkollimit, janë të shumtë ata që kanë frikë se universitetet më prestigjioze të Anglisë nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse t'u japin një pjesë edhe më të madhe të vendeve të tyre në auditore studentëve më fitimprurës që do të vijnë nga jashtë shtetit gjatë viteve të ardhshme.

Kur studentët të marrin rezultatet e tyre të nivelit A dhe ofertat universitare gjatë muajit të ardhshëm, do të bëhet e qartë nëse trendi i rritjes për studentët e huaj do të vazhdojë edhe këtë vit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH