Aktualitet

"Mbylle gojën"/ I dyshuar për zhdukjen e Jan Prengës, mbahet seanca ndaj Festim Bexhdilit

Shkruar nga Liberale

"Mbylle gojën"/ I dyshuar për zhdukjen e Jan Prengës,

Në gjykatën e Apelit të Posaçëm po mbahet seanca ndaj Festim Bexhdilit i dyshuar si një nga personat për  rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të viti 2020 në Kamëz.

Bexhdili fillimisht u  dënua me burg përjetë, por vendimi u rrezua  nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim në Apel. Në seancën e së mërkurës, avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin, ndërsa SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një telefon Encro Chat, por nuk është zbërthyer. Sipas avokatit Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur EncroChat.

Avokati thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKY Ecc dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit, ndërsa sipas SPAK komunikimet e Hajrit janë me te pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili te mbyllë gojën.

Avokati kërkon thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike. Nga ana tjetër SPAK thotë se Bexhdilit iu sekuestrua telefoni i enkriptuar ne momentin e arrestimit dhe prandaj mungojnë komunikimet me personat e tjerë të përfshirë. Gjithashtu prokuroria i kërkon gjykatës që të mos pranohet kërkesa për thirrjen e një eksperti pre analizimin e kamerave të sigurisë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH