Showbiz

Sërish në QENDËR të vëmendjes, zbulohen DETAJE tronditëse nga marrëdhënia e Cassie dhe Diddy-t

Shkruar nga Liberale

Sërish në QENDËR të vëmendjes, zbulohen DETAJE

Marrëdhënia mes këngëtares Cassie Ventura dhe producentit të njohur Sean “Diddy” Combs ka qenë sërish në qendër të vëmendjes gjatë gjyqit federal që po zhvillohet ndaj Combs, i akuzuar për trafik seksual dhe krime të tjera të rënda.

Një nga dëshmitaret kryesore, Capricorn Clark ish-asistente e Diddy-t tregoi për disa momente të tensionuara gjatë marrëdhënies së çiftit. Gjatë një bisede me Cassie-n, Clark i kishte sugjeruar të largohej nga lidhja, por përgjigjja e këngëtares kishte qenë befasuese: “Jay-Z është i zënë, me kë të dal unë?” ishte komenti i saj, që u përmend në sallën e gjyqit si shembull i ndikimit dhe izolimit që ajo ndiente.

Po atë ditë, dëshmitarja përshkroi edhe një incident shqetësues ku Diddy, i armatosur, kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe i kishte kërkuar të shkonte me të për të vrarë reperin Kid Cudi, i cili dyshohej se kishte pasur një lidhje të shkurtër me Cassie-n gjatë një periudhe ndarjeje të përkohshme.

Sean Combs ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij, por dëshmitë që dalin gjatë procesit po hedhim dritë mbi një anë të errët të jetës së tij private dhe marrëdhënieve të tij personale. Procesi gjyqësor po ndiqet nga afër nga media dhe opinioni publik, për shkak të natyrës së rëndë të akuzave dhe figurave të përfshira.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH