Bota

Sulmet bombarduese në Ukrainë/ Trump e KRITIKON ashpër: Putin “po luan me zjarrin”

Shkruar nga Liberale

Sulmet bombarduese në Ukrainë/ Trump e KRITIKON ashpër: Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër sërish udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, pasi Rusia e përmbylli një fushatë bombardimesh triditore më 26 maj me sulmin më të madh ajror të luftës mbi trivjeçare.

Trump tha se deri tani e ka “mbrojtur” Rusinë nga masa të dhimbshme të pazbuluara, por la të kuptohej se po humb durimin pasi Putini po vazhdon t’i shpërfillë thirrjet e tij për armëpushim.

“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se, po të mos isha unë, shumë gjëra të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë  dhe e kam fjalën për GJËRA VËRTET TË KËQIJA. Ai po luan me zjarrin!” – tha Trump më 27 maj në Truth Social.

Zyrtari rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, iu përgjigj kritikave të Trump duke aluduar në Luftën e Tretë Botërore.

“Sa i përket fjalëve të Trumpit se Putini ‘po luan me zjarrin’ dhe për ‘gjëra vërtet të këqija’ që mund t’i ndodhin Rusisë  unë e njoh vetëm një GJË VËRTET TË KEQE: Lufta e Tretë Botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë!” shkroi Medvedev në X.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH