Bota

Babai vret vajzën dhe dhëndrin, plagos një grua tjetër dhe arratiset

Shkruar nga Liberale.al

Babai vret vajzën dhe dhëndrin, plagos një grua tjetër dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Poloninë jugore mëngjesin e së premtes, ku një burrë 57-vjeçar qëlloi për vdekje vajzën e tij 26-vjeçare dhe dhëndrin 31-vjeçar në fshatin Stara Wisz, në rrethin Limanowa.

Ngjarja ndodhi brenda një banese familjare, ku ndodhej edhe një grua tjetër, e cila mbeti e plagosur rëndë nga të shtënat. Autori, i cili dyshohet se është i armatosur dhe në gjendje të paqëndrueshme mendore, është arratisur në një zonë pyjore aty pranë, dhe po kërkohet intensivisht nga policia.

Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një tragjedi familjare. Në banesë ndodhej edhe një foshnjë njëvjeçare, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të zonës të mos dalin nga shtëpitë, pasi i dyshuari konsiderohet i rrezikshëm. Forca të shumta policie janë angazhuar në operacionin e kërkimit në pyllin pranë vendngjarjes.

Hetimet po vijojnë për të zbuluar motivet e kësaj ngjarjeje tronditëse që ka trishtuar mbarë opinionin publik polak.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH