Bota

Forcat speciale Ukrainase godasin bazën ajrore Ruse/ Shkatërrohen dy bombardues SU-34

Shkruar nga Liberale.al

Forcat speciale Ukrainase godasin bazën ajrore Ruse/ Shkatërrohen dy

Forcat speciale të Ukrainës kanë ndërmarrë një operacion të suksesshëm natën e kaluar duke goditur një bazë ajrore ruse në rajonin e Volgogradit. Sipas shërbimit të inteligjencës ukrainase, SBU, gjatë sulmit janë shkatërruar dy avionë luftarakë SU-34 dhe janë dëmtuar dy të tjerë.

Operacioni është kryer me dronë me rreze të gjatë veprimi dhe ka pasur si objektiv aeroportin ushtarak në Marinovka – një vend i rëndësishëm për Forcat Ajrore Ruse, ku avionët riparohen dhe përgatiten për misione.

Sipas SBU-së, sulmi shkaktoi edhe një zjarr në pjesë të infrastrukturës kritike të bazës, çka ka ndikuar më tej në dëmtimin e kapaciteteve ajrore të ushtrisë ruse.

“Së bashku me vëllezërit tanë, ne vazhdojmë të punojmë për të dobësuar fuqinë ajrore të armikut,” deklaroi SBU pas operacionit.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës theksoi rëndësinë e këtij goditjeje, duke kujtuar se SU-34-at janë avionët kryesorë që përdor Rusia për sulme me raketa dhe bomba ndaj pozicioneve dhe qyteteve ukrainase. Këta avionë konsiderohen si luftëtarë-bombardues të vijës së parë dhe janë të aftë të përdorin municione të drejtuara me saktësi të lartë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH