Një skandal i rëndë ka goditur familjen mbretërore të Norvegjisë, me princin Marius Borg Høiby në qendër të akuzave. 28-vjeçari, djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit nga një lidhje e mëparshme, është nën hetim për 23 vepra penale, përfshirë tre raste të dyshuara për përdhunim.
Ai u arrestua më 4 gusht 2024, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij. Pas arrestimit, hetimet u thelluan dhe dolën në dritë dëshmi të tjera, çka çoi në ngritjen e më shumë akuzave ndaj tij.
Policia norvegjeze konfirmoi se hetimet janë ende në vazhdim, por deri tani nuk ka asnjë deklaratë publike nga familja mbretërore apo nga vetë Marius Borg Høiby.