Bota

CEO i "Universal Store" vritet me thikë gjatë një feste në shtëpinë e tij në Brisbane

Shkruar nga Liberale.al

CEO i "Universal Store" vritet me thikë gjatë një feste

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Brisbane të Australisë, ku Greg Josephson, 58 vjeç, bashkëthemelues i kompanisë së njohur të veshjeve “Universal Store”, është vrarë me thikë gjatë një feste në vilën e tij.

Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje në lagjen elitare Clayfield, ku Josephson po organizonte një festë me rreth 30 adoleshentë të pranishëm. Sipas policisë së Queensland-it, mes viktimës dhe një 15-vjeçari, i cili dyshohet si autori i krimit, ka shpërthyer një konflikt rreth orës 20:15.

I mituri dyshohet se ka goditur për vdekje CEO-n me një send shtëpiak. Josephson u gjet në gjendje kritike nga shërbimet e emergjencës dhe ndërroi jetë në vend.

Adoleshenti u arrestua pak më vonë, vetëm dy blloqe larg vendngjarjes, dhe u akuzua për vrasje. Ai po mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht dhe pritet të dalë përpara gjykatës për të mitur në Brisbane këtë të premte.

Shtëpia luksoze me tre kate, gjashtë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo, ishte blerë nga Josephson në vitin 2016 për 1.25 milionë dollarë dhe kishte arritur vlerën mbi 3.2 milionë pas rinovimit në 2022. Ai e kishte nxjerrë në shitje së fundmi, me synimin për t’u zhvendosur me familjen në Noosa.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH