Bota

Trump: E shpëtova Khamenein nga një vdekje e shëmtuar dhe e turpshme. Ai duhet të më falenderojë

Shkruar nga Liberale

 

Trump: E shpëtova Khamenein nga një vdekje e shëmtuar dhe e

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkoi në rrjetin social Truth se e shpëtoi nga Khamenein e Iranit nga vdekja e turpshme. Sipas presidentit amerikan, ishte ai që ndërhyri që mos eliminohej lideri suprem iranian.

“Pse i ashtuquajturi Udhëheqës Suprem, Ajatollah Ali Khamenei i Iranit të shkatërruar nga lufta, do të pretendonte kaq paturpësisht dhe pa kuptim se e fitoi luftën me Izraelin, kur e di që pretendimi i tij është një gënjeshtër, dhe në fakt, nuk është? Si njeri me besim të madh, ai nuk duhet të gënjejë. Vendi i tij u shkatërrua, tre centralet e tij të liga bërthamore u shkatërruan, dhe unë e dija saktësisht se ku ndodhej, dhe nuk e lejova Izraelin, apo ushtrinë amerikane, deri tani më të madhen dhe më të fuqishmen në botë, t’i jepnin fund jetës.

E shpëtova nga një vdekje vërtet e shëmtuar dhe e turpshme, dhe ai duhet të thotë ‘faleminderit, President Trump!'” shkroi Donald Trump në një postim të gjatë në Truth.

“Nuk mendoj se Irani do të kthehet në armë bërthamore së shpejti”, tha Donald Trump, duke përsëritur se vendet bërthamore iraniane janë “shkatërruar” nga bombardimet amerikane.

“Kam punuar mbi mundësinë e lehtësimit të sanksioneve dhe masave të tjera” gjatë ditëve të fundit, por “jo më”, shtoi ai. “Irani duhet të kthehet në rrjedhën kryesore të rendit botëror, përndryshe gjërat do të përkeqësohen për të”, theksoi Trump.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH