Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot”, në katin e tretë të një pallati në Fier. Mësohet se një bombol gazi ka marrë flakë.
Ka qenë gruaja e cila ka arritur të shuajë flakët, por si pasojë ka marrë dëmtime në fytyrë. Ndërkohë pas njoftimit zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Banorët e pallatit u evakuuan. Ndërsa gruaja u dërgua në spitalin rajonal në Fier pasi ka marrë plagë djegie në fytyrë.