Aktualitet

Sherr me thika në Tiranë, plagosen dy të rinj

Shkruar nga Liberale
Sherr me thika në Tiranë, plagosen dy të rinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë pak çaste më parë.

Tre të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur me thikë dy persona të cilët janë transportuar në spital dhe po marrin ndihmën e parë.

“Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH