Aktualitet

Rrëzoi dënimin përjetë të Dajtit, shkarkohet gjyqtari i Apelit

Shkruar nga Liberale
Rrëzoi dënimin përjetë të Dajtit, shkarkohet gjyqtari i

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli, i njohur si një nga gjyqtarët e trupës që rrëzuan burgimin e përjetshëm të Dritan Dajtit, është shkarkuar nga Komisionit i Pavarur i Kulaifikimit.

KPK gjeti se Nikolli kishte probleme me një nga tre shtyllat e vleresimit, me atë të pasurisë.

Sipas KPK, gjyqtari Aleks Nikolli nuk mund të justifikonte një shtëpi në Shëngjin si dhe kishte probleme për sa i përket shitjes së një dyqani.

Seanca e sotme e KPK ishte e fundit për këtë pjesë të parë të vitit. Që nga nisja e procesit të vettingut janë shkarkuar nga detyra 105 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa 117 të tjerë janë konfirmuar në detyrë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH