Aktualitet

Rrëmbimi i Prengës/ Policia jep sqarime të tjera lidhur me ngjarjen

Shkruar nga Liberale
Rrëmbimi i Prengës/ Policia jep sqarime të tjera lidhur me

Policia e Shteti ka dhënë një tjetër sqarim zyrtar lidhur me pengmarrjen e 49-vjeçarit, Jan Prenga në Kamëz.

Sipas njoftimit të tyre, Jan Prenga ka ndërruar jetë në datë 17 janar dhe për këtë Policia disponon prova të pakundërshtueshme. Në sqarim thuhet gjithashtu se 49-vjeçari është dërguar në resorin “Golden” pa shenja jete.

49-vjeçari, Jan (Dod) Prenga u rrëmbye më datë 17 janar në rrugën “London” në Kamzë, pas futjes në makinë ai është rrahur dhe goditur dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Policia prangosi një tjetër të dyshuar të mërkurën për rrëmbimin dhe vrasjen e tij, duke e çuar në 5 numrin e të arrestuarve, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë. Këtë të enjte RENEA ka zhvilluar një operacion në Shkodër, ku janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi të dyshuar si të përfshirë.

Jan Prenga nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me autorët, por shkak ka qenë konflikti i vëllait të tij në Angli për një ngarkesë lëndë narkotike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH