Një rast i rëndë ka ndodhur në Sarandë pasi një finlandez ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij.
Sipas raportimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. W., 43-vjeç.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. W., 43 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij.
Ndërkohë policia po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.