Aktualitet

Rindërtohet në Çeki fytyra e gruas së pasur në Epokën e Bronzit

Shkruar nga Liberale
Rindërtohet në Çeki fytyra e gruas së pasur në

Live Science raporton se studiuesit e udhëhequr nga arkeologu Michal Ernée i Institutit të Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Republikës Çeke kanë rindërtuar trupin e një gruaje të kulturës Únětice, mbetjet e së cilës u zbuluan në një varrezë të Epokës së Bronzit në Boheminë lindore.

Ajo ishte varrosur diku midis viteve 1880 dhe 1750 Para Erës Sonë me pesë byzylykë bronzi, dy vathë ari, një gjerdan me tre fije të bëra nga rruaza qelibar të importuar nga Balltiku dhe tre gjilpëra qepëse prej bronzi. “Është ndoshta varri më i pasur femëror nga i gjithë rajoni Únětice,” tha Ernée. Analiza e kafkës së saj të ruajtur mirë dhe fragmenteve të ADN-së që mundën t'i rezistojnë kohës tregon se ajo ishte e imët, kishte flokë dhe sy kafe dhe lëkurë të hapur.

Anëtarët e ekipit Ludmila Barčáková, Radek Lukůvka dhe Kristýna Urbanová rikrijuan gjithashtu veshjet dhe bizhuteritë e saj. Analiza e ADN-së nga 26 zhvarrosjet e tjera në varreza do të përpiqet të zbulojë nëse individët e varrosur atje kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin apo jo. Përgatiti Liberale.al.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH