Aktualitet

Rezoluta kundër masakrës serbe, deputetët e Kuvendit s’e votojnë, 51 vota kundër

Shkruar nga Liberale
Rezoluta kundër masakrës serbe, deputetët e Kuvendit s’e

Kuvendi ka rrëzuar sot kërkesën për rezolutën e dënimit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila ishte propozuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu. 15 vota pro të deputetëve të Partisë Demokratike dhe 51 vota kundër të Partisë Socialiste.

Pas votimit kundër, reagoi ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga foltorja e Kuvendit pohoi se ky vendim ishte bërë sipas urdhrit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Berisha mes të tjerash tha se me këtë votim u shkelmua gjaku i 8 mijë viktimave të pafajshme.

Më herët kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, e bëri të qartë se maxhoranca nuk do i japë kurrë mbështetje nismave që vijnë nga Komisioni i Rithemelimit i përfaqësuar nga Sali Berisha.

Po ne mund të biem dakord të bëjmë rezolutë për të gjithë këtë çështje por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde të botës së përtejme. Ti nuk merr dot asnjëherë asnjë mbështetje asnjë propozim këtu katër vite sa të jesh këtu nuk do jesh katër po nejse, do flasim”, tha Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH