Aktualitet

Rama tregon se kush e kërkon ligjin anti-shpifje

Shkruar nga Liberale
Rama tregon se kush e kërkon ligjin anti-shpifje

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot tek ligji-antishpifje, ndërsa deklaroi se kjo iniciativë është kërkuar shumë nga sipërmarrësit, të cilët sipas tij ndihen çdo ditë të ‘kërcënuar’.

“Ju keni qenë shumë të ndjeshëm për ligjin për shpifjen. Madje të gjithë ata që punojnë në grupin për këtë ligj thonë; “Aman mos e thuaj se është ligj për ‘shpifjen’ se mërziten miqtë tanë ndërkombëtarë”. A thua se ‘shpifja’ është një fjalë që është turp që të përdoret se po na preket ajo virgjëria e fjalës?! Nëse bota dhe Shqipëria s’do të zgjidhin çështjen e shpifjes, fundi i botës do të jetë më i afërt. Ata që kanë qenë më të dëshiruarit për miratuar ligjin për shpifjen kanë qenë sipërmarrësit. Ata kanë qenë më të dëshiruarit, pasi janë të shantazhuar çdo ditë, për të paguar media, që shpifin dhe përhapin panik. Për ushqime, për ilaçe, për jetën e përditshme të njerëzve. Ata i vënë në diskutim dhe i reklamojnë si helme potenciale, se duan paratë e zeza për të ushqyer burimet e tyre të shpifjes. Edhe në raport me korrupsionin shpifja është po kaq e rrezikshme dhe e dëmshme, duke i bërë të gjithë njësoj dhe duke i përcaktuar për interesa korruptive”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH