Aktualitet

Rama reagon pas denoncimit të mbesave të ish-deputetit: E pavërtetë

Shkruar nga Liberale
Rama reagon pas denoncimit të mbesave të ish-deputetit: E

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me denoncimin që bënë dje me zë dhe figurë të dy motrave që kishin humbur babain e tyre në Infektiv.

Në një deklaratë para mediave, kreu i qeverisë theksoi se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie.

Sipas motrave, mbesat e ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli, babait të tyre, Rifat Lalo, nuk iu dha shërbim në spitalin Infektiv, ndërsa deklaruan se ai qëndroi në karrige për disa orë dhe më pas ndërroi jetë.

“Po flasim për dy raste të ndryshme. Zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete, njerëzve iu dha informacion gjysmak si ato dy zonjat që qanë për humbjen e babait te spitali. QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie. Rastet e abuzuesve dhe batakcinje si rasti që vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha që mos qofshin fare. Këto njollosin bluzat e bardha. Të gozhdohen nga balta. Me respekt për njerëzit që kanë dhimbje, mos i ndodhtë kujt. I kuptoj se nga dhimbja çdo gjë ia faturojnë mjekëve.”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH