Aktualitet

Rama paralajmëron ata që dhunojnë gratë: Shumë shpejt do...

Shkruar nga Liberale
Rama paralajmëron ata që dhunojnë gratë: Shumë shpejt

Duke folur në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt qeveria shqiptare do të nxjerrë një propozim, që do të jetë shumë i rreptë për dhunuesit.

“Nëse shohim përqindjen e grave që fitojnë raste në gjykata është për të ardhur turp. E rëndësishme është që të shkojmë në një nivel më tej, më lart në kuadrin ligjor dhe me instrumentet që luftojnë dhunën në familje. Shumë shpejt do dalim me një propozim, që do jetë shumë i rreptë sa i përket dhunuesve dhe autorëve të dhunës në familje. Burrat duhet të marrin përgjegjësi. Dhuna ndaj grave është një krim i rëndë”, deklaroi Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH