Aktualitet

Rama: Nuk jam politikani me dy fytyra, punën e bëj me gjak e pasion

Shkruar nga Liberale
Rama: Nuk jam politikani me dy fytyra, punën e bëj me gjak e pasion

Kryeministri Rama mbrëmjen e së mërkurës ka dalë në atë që ai e ka quajtur komunikimi i fundit kushtuar luftës me koronavirusin.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë njoftoi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve me përjashtim të aktiviteteve sportive, dasmave dhe funeraleve. Po ashtu transporti publik do të rrijë mbyllur edhe për pak.

Po ashtu, ai u shpreh se nuk është “politikani profesionist me dy fytyra dhe se punën e bën me pasion.

"Unë nuk mund ta bëj këtë punë pa luftë, pa gjak pa pasion, i mbroj të vërtetat e mia pa rezerva, mënyra se si e bëj mund të duket arrogancë por e vërteta është se nuk vjedh, nuk vras, nuk zgjohem pas të tjerëve, unë jetoj për të punuar. As kam lindur në kallëpin e politikanit dhe as nuk dua të vdes aty. Nuk jam politikani profesionist që kur ndizen kamerat kanë fytyrë tjetër dhe kur fiken një tjetër. Duke e vënë re se shumëkujt përgjigjet që jap për çështje të ndryshme u duken ironi dhe arrogancë ndjehem me faj pavarësisht se jam nisur nga qëllimi i mirë për të sqaruar pozicionin tim, i kërkoj ndjesë të gjithë atyre që pa dashje i kam bërë atyre që i është dukur si fyerje.

Unë nuk vras, nuk vjedh, nuk shantazhoj, nuk shpif, nuk fle para tjerëve, nuk zgjohem pas të tjerëve, nuk zdërhallem për qejfet e mia lokaleve të Tiranës apo rrugëve të botës. Unë nuk punoj për të jetuar, por jetoj për të punuar", tha Kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH